Vuçiq: Haradinaj është një zotëri i vërtetë, në Hagë vetëm ka shijuar hotelet

E publikuar: 26/07/2019 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë deklarata të reja në lidhje me udhëtimin e Ramush Haradinajt drejt Hagës për t’u intervistuar si i dyshuar nga Gjykata Speciale.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, përsëri sot ka komentuar dorëheqjen e Ramush Haradinajt dhe udhëtimin e tij drejt Hagës për t’u intervistuar si i dyshuar nga Gjykata Speciale.

Ai ka ironizuar duke thënë se Haradinaj është një “zotëri i vërtetë”.

Vuçiq ka thënë se kishte pritur që Haradinaj të qëndronte në Holandë vetëm një ose dy ditë, transmeton lajmi.net.

“Kam thënë që ata do të qëndrojnë atje për 24 apo 48 orë, për të shikuar se si duken hotelet atje”, ka thënë presidenti serb, gjatë një interviste për “TV Prva”.

Ndërkohë për kthimin e mbrëmshëm të Haradinajt, Vuçiq thotë se ai e ka pritur qëllimisht natën për t’u dukur si një hero.

“Ai e priti natën, për të bërë një figurë mbreslënëse, për t’u dukur si një hero”, ka shtuar ai.