Vuçiq: Gati sa nuk qava kur dëgjova kundërshtimin e NATO’s për Ushtrinë e Kosovës

E publikuar: 08/03/2017 23:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleksandar Vuçiq ka thënë se gati sa nuk ka qarë kur ka dëgjuar kundërshtimin e NATO’s për Ushtrinë e Kosovës.
Lideri i Partisë Përparimtare të Serbisë, kryeministri aktual e kandidati për president të Serbisë, ka thënë mbrëmë vonë se për pak i shpëtuan lotët kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i tha se në Aleancë nuk ka kurrfarë që Kosova ta formojë Ushtrinë e vet, përcjell b92.

“Kjo është fitore jona”, ka thënë Aleksandar Vuçiq.