Vuçiq: Formimi i Ushtrisë së Kosovës çon drejt një katastrofe

E publikuar: 30/11/2018 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka disa gjëra që thjesht nuk mund t`i tolerojmë në çështjen e Kosovës, tha sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Sipas tij, lajmi kryesor është se disa duan siç tha ai “të na marrin pjesën veriore të Mitrovicës dhe se të gjithë janë të vetëdijshëm për atë që po ndodh dhe për deklaratën e Kadri Veselit se do të bëjë ushtrinë deri në mes të dhjetorit.”

” Ngadalë, por sigurisht që na çon në një katastrofë të plotë”, tha ai.

“Ne i kërkojmë njerëzve në Evropë dhe në botë që të kuptojnë, edhe pse e di se kanë problemet e tyre, cilat probleme do të lindin nëse dikush nuk do të merret me të”, shtoi kreu i shtetit serb, transmeton Klan Kosova.