Vuçiq flet rreth asaj se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i Serbisë

E publikuar: 29/05/2017 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i sapozgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është në përfundim të udhëheqjes së vendit si kryeministër, pasi sot mbajti edhe seancën e fundit në Kuvendin e Serbisë.

Me këtë rast Vuçiq ka deklaruar se nuk është vendosur ende se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm serb, transmeton Indeksonline.

“Bisedimet janë duke vazhduar ende. Për mua dita e fundit është shumë e rëndësishme dhe unë dua ta kaloj solemnisht. Do të kemi një mbledhje të partisë dhe do të kemi bisedime me partnerët e koalicionit rreth kësaj”, ka shtuar Vuçiq./Indeksonline/