Vuçiq flet pas takimit: Na ka befasuar ashpërsia e shqiptarëve

E publikuar: 29/04/2019 23:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas përmbylljes së takimit të Berlinit, presidenti serb iu ka drejtuar gazetarëve të medieve serbe ku ka përshkruar ecurinë e ditës së stome, takimet e rënda dhe përpjekjet për mbrojtjen e interesit të Serbisë.

“Konkluzioni i samitit është të vazhdojnë bisedimet në një format të ngushtë, me ndërmjetësimin e BE-së, Gjermanisë dhe Francës”, tha ai.

Ai po ashtu tregoi se Samiti kishte përfundim formal dhe nuk ka pasur votim për asgjë, por se ishte një marrëveshje që bisedimet të vazhdojnë në korrik.

“Ne patëm një sërë takimesh të vështira. Serbia nuk kishte asnjë kusht përveç tërheqjes së taksës. Disa të tjerë e konsideronin ndryshe. ”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Disa menduan se dialogu ishte më i rëndësishëm se taksat” – tha Vuçiq.

“Ishim të befasuar nga mprehtësia dhe egërsia e sulmeve nga shqiptarët ndaj Serbisë dhe Republika Srpska. Thelbi është që përpara vazhdimit të procesit të Berlinit, i cili do të jetë në Poznan, do të kemi një takim në Paris më 1 korrik. Deri atëherë, do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për të vazhduar dialogun,” u tha presidentit Vuçiq gazetarëve në Berlin.

Më 1 korrik në Paris do të mbahet takimi i radhës për Kosovën dhe Serbinë, i cili do të ftohet nga presidenti francez, Emanuel Macron. /Indeksonline/