Vuçiq flet pas takimit me Engel: Kjo deklaratë e tij për serbët më pëlqeu shumë

E publikuar: 03/07/2019 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur pas takimit me Anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe kryesuesin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit amerikan, Eliot Engel.

Qëndrimet tona janë të ndryshme sa i përket raportit ndaj Kosovës, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit me Anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe kryesuesin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit amerikan, Eliot Engel.

Por, pa marrë parasysh dallimet në qëndrime, Vuçiq ka thënë se biseda ishte e mirë, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Sa më shpejtë të vazhdojmë dialogun me Kosovën, aq më mirë do të jetë për të gjithë”, deklaroi Vuçiq.

Sipas tij, me Engelin ka biseduar edhe për rastin e vëllezërve Bytyqi, por edhe tema tjera.

“Ai ka thënë një fjalë të mirë: fakti se jam mik i madh i shqiptarëve, nuk do të thotë se nuk dua të jem as mik i serbëve”, u shpreh Vuçiq.

“Ai është një nga avokatët më të rëndësishëm të pavarësisë së Kosovës dhe protagonistët e pavarësisë së Kosovës. Biseduam se sa e rëndësishme është të vazhdojmë bisedimet dhe dialogun dhe kjo është e rëndësishme për marrëdhëniet e mira serbo-shqiptare dhe stabilitetin përgjatë reagonit. Këto janë kushtet e përshpejtuara për vazhdimin e dialogut”, tha Vuçiç.

Ata ishin takuar edhe në shkurt të këtij viti gjatë konferencës së 55-të në Munichut për siguri kur presidenti serb ishte takuar me delegacionin e Kongresit amerikan.