Vuçiq flet me Macron edhe për zgjidhjen Kosovë-Serbi

E publikuar: 12/11/2019 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ka pasur një takim të hapur dhe një bisedë miqësore me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Ai në këtë takim ka thënë se ndër të tjera është folur edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi si dhe të ashtu quajturin “Mini-Shengen”, shkruan Danas, transmeton Klan Kosova.

“Presidenti Macron beson në atë që kemi folur në Beograd, në nevojën e arritjes së një zgjidhje të mundshme”, ka thënë Vuçiq, transmeton Klan Kosova.

Ai ka theksuar se kjo nismë është përkrahur nga SHBA dhe që atë e përkrahë edhe Macron.

Vuçiq ka treguar se me Macron ka aranzhuar një bisedë telefonike në dhjetor dhe një takim të ri gjatë janarit të 2020-ës