Vuçiq: E respektoj Amerikën, por unë mbroj interesin e Serbisë

E publikuar: 22/08/2019 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se e respekton SHBA-në.

Ai ka pranuar se Amerika është superfuqi se ai s’do që të jetë shkaktar i prishjes së marrëdhnieve në mes të Beogradit dhe Uashingtonit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“E di sa i vogël jam dhe e si se sa e vogël është Serbia në krahasim me SHBA-në. Unë e dua Serbinë me gjithë semër dhe e respektoj Amerikës si e madhe dhe superfuqi që është”, ka thënë Vuçiq.

“Unë e dua Serbinë dhe luftoj për Serbinë”.

Vuçiq këto ditë ka qëndruar në Amerikë ku ka zhvilluar takime të nivelit të lartë e që temë e të cilave ka qenë edhe Kosova.