Vuçiq e merr një hap drejtë njohjes së Kosovës

E publikuar: 29/05/2015 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Serbisë, Aleskandra Vuçiq, pas kthimit nga Tiranë, u ka bërë thirrje biznesmenëve që të investojnë në vendin siç e quan ai “Kosovë e Metohi”.

Vuçiq u ka siguruar biznesemenët që shteti do i sigurojë zbritje në taksa për ata që investojnë në këtë pjesën të Serbisë.
Sipas tij, Kosova e Metohia ka popullatën më të re dhe shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë.

“Ne kemi marrë më vendim, për të ndarë mënjanë një pjesë të fondeve për të subvencionuar vende të reja pune në Kosovë dhe Metohi”, u shpreh Vuçiq.
Ai në një mbledhje me biznesmen, u ka kërkuar atyre që të japin propozimet e tyre konkrete për te investuar në vende të reja pune në Kosovë dhe Metohi./Indeksonline/