Vuçiq dhe Thaçi takohen të dielën në Bruksel?

E publikuar: 19/06/2018 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohen të dielën.
Kështu bëjnë të ditur burime diplomatike evropiane të agjencisë serbe ‘Tanjug’ e cila thekson se dy homologët do të takohen më 24 qershor në raundin e ri të dialogut në Bruksel

Në takim Vuçiq dhe Thaçi do të flasin për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

‘Tanjug’ shton se zbatimi i marrëveshjeve të arritura do të jetë tema e dytë e rendit të ditës së diele