Vuçiq, cak atentati? Gjendet arsenal armësh afër shtëpisë së kryeministrit serb

E publikuar: 29/10/2016 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Në afërsi të shtëpisë së familjes së kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, në Jajincima, është gjetur një makinë e mbushur me armë, shkruan Tanjug.
Në makinë janë gjetur, armë, granata, mitraloz dhe municione.

Është raportuar që makina është gjetur rreth 50 metra larg rrugës që të çon në shtëpinë e familjes së kryeministrit.

Me urdhër të prokurorisë është marrë vendimi për tu bërë analizat e ADN-së si dhe është bërë largimi i të gjitha armëve nga vendi i ngjarjes, transmeton Klan Kosova.