Vuçiq bisedon sot me Merkelin për Kosovën

E publikuar: 08/06/2019 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se sot do të zhvillojë një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ku temë kryesore e diskutimit do të jetë Kosova.

Sipas Tanjug, Vuçiq këtë e bëri të ditur dje para gazetarëve në Bratisllavë, ku mori pjesë në forumin ndërkombëtar GLOBEC.

“Çfarë tjetër mund të jetë tema e bisedës, përveç Kosovës. Do ta pyes për përkrahjen dhe ndihmën e Gjermanisë dhe investimet gjermane. Por, sigurisht që tema do të jetë Kosova”, tha Vuçiq, shkruan Tanjug.