Vuçiq: Betejë e madhe kundër Kosovës në UNESCO

E publikuar: 20/02/2017 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë të hënën se Serbinë e pret një betejë e madhe kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, porse është e gatshme ta bëjë këtë betejë, shkruan Tanjug.

Vuçiq ka thënë edhe se Serbia do të bëjë përpjekje po ashtu që të pengojë Kosovën në anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, kryeministri serb e pranoi se në këtë organizëm europian Serbia do ta ketë të vështirë të ndikojë për mospranim të Kosovës.