Vuçiq: BE’së i bashkohemi në vitin 2023, do të takohem me Putinin shumë shpejt

E publikuar: 10/11/2017 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi të enjten se do të udhëtojë në Rusi në mes të dhjetorit, ku do të takohet me homologun e tij rus.

“Unë do të flas me Putinin për marrëdhëniet tona bilaterale, për politikën, për ekonominë, por për gjithçka që po ndodh në rajon, Evropë dhe në mbarë botën”, tha ai.

Duke komentuar deklaratën e presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker se Serbia mund të bashkohej me BE’në deri në vitin 2025, Vuçiq tha se kjo ishte “inkurajuese”.

“Unë kam kërkuar datat më konkrete, të cilat varen nga të dyja vendet, nga vendimi i shteteve anëtare dhe nga qëndrimi ndaj Kosovës, por është inkurajuese që Presidenti i Komisionit Europian të llogarisë në Serbinë si anëtare të BE’së para vitit 2015. Kjo është më pak se shtatë vjet. Për herë të parë kemi një skicë të qartë të ardhmes sonë,” theksoi presidenti serb.