Vuçiq ankohet për shqiptarët tek Putini

E publikuar: 15/05/2017 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë një takimi në Pekin mes Presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe “carit rus”, Vladimir Putin, ai është ankuar për popullin shqiptar.

Mediet serbe njoftojnë se Vuçiq ka biseduar me Putinin lidhur me deklaratat për Shqipërinë e Madhe, me të cilat shtypi i Beogradit dhe zyrtarë të tij po merren që një kohë të gjatë, transmeton Indeksonline.

Sipas gazetës Serbe “Novosti”, në darkën e organizuar nga i pari i Kinës Si Xhinpin, Vuçiqi Putinit i është ankuar për kërcënimet e shqiptarëve ndaj serbëve. Por, konfirmim zyrtare për këtë “ankesë” nuk ka pasur ende as nga pala serbe as nga ajo ruse./Indeksonline