Vucic: Nuk e di ende nëse dikush tentoi ta vriste

E publikuar: 30/10/2016 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk di asgjë për municionin e gjetur pranë shtëpisë së familjes së tij në Jajinci
Vuçiq në një konferencë për media ka thënë se po pret për rezultatet e Policisë për të kuptuar se cilat janë motivet, shkruan tanjug,

Ai po beson se kjo ka qenë vetëm një koincidencë dhe se nuk ka të bëj asgjë me të.

“Jam ende në mjegull dhe po pres rezultatet e hetimeve”, ka deklaruar Vuçiq.

“Nuk ka ndonjë evidencë se dikush tentoi të më vrasë”, transmeton lajmi.net

Aleksandar Vuçiq së bashku me familjen e tij është zhvendosur mbrëmë në një vend të sigurt, pasi në afërsi të shtëpisë së babit të tij, në lagjen Jajinci janë gjetur kuti me municion.