Vucic mbërrin në Veri te vendi ku u vra Ivanoviqi

E publikuar: 20/01/2018 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka mbërritur në Veriun e Mitrovicës, aty ku është vrarë Oliver Ivanovic. Më herët, Shefi i Shtetit serb kërkoi zbardhjen e vrasjes së liderit të serbeve lokalë.

Ndonëse në agjendën e tij nuk është paralajmëruar, pritet që Vuçiq të vendosë kurorë para zyrës së Iniciativës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, aty ku është vrarë lideri i këtij subjekti politik, Oliver Ivanoviq.

Më pas, është paraparë që Vuçiq të udhëtoj për në pjesën qendrore të Kosovës, në Graçanicë dhe Llapna Sellë, ku do të bisedojë me banorët lokal.

Me urdhër të Drejtorisë kryesore të policisë, policia rajonale e veriut ka hartuar planin operativ për këtë vizitë, për zbatimin e të cilit është paraparë angazhimi i një numri të madh të pjesëtarëve të policisë, ka thënë Bojiq.

Ndonëse më herët ishte paralajmëruar që Vuçiq do të qëndroj dy ditë në Kosovë, ai do ta përfundojë vizitën të shtunën, pas takimit me qytetarët lokal në Llapna Sellë.
Kjo është vizita e shtatë e Vuçiqit në Kosovë në pesë vitet e fundit, ndërkaq e para në cilësinë e presidentit të Serbisë.