Vucic: Hapja e Kapitullit për Kosovën, e dhimbshme për Serbinë

E publikuar: 30/11/2015 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se pret që më 14 dhjetor në Bruksel të hapet Kapitulli i 32-të që ka të bëjë me Kontrollin Financiar dhe atij të 35-të që ndërlidhet me Kosovën.
Për Kapitullin për Kosovën, Vuçiq ka thënë se do të jetë i dhimbshëm për Serbinë ndërsa ka theksuar se pret se do të ketë edhe më tutje presione, raporton Koha.net.

Vuçiq ka uruar qytetarët e Serbisë për hapjen e kapitullit të parë negociues për anëtarësim në BE dhe është shprehur i bindur se kapitulli 32 do të mbyllet shpejtë. Ai ka thënë gjithashtu se edhe hapja e kapitujve 23 dhe 24 pritet të ndodhë shumë shpejtë.

Ai nuk ka dashur të komentojë deklaratat e përfaqësuesve të parlamentit britanik të cilët kanë thënë se në fund të këtij procesi, Serbia do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se “natyrisht se do të ketë presione”.