Vuan nga një sëmundje e rrallë, ja si e ktheu në art dhe pushtoi rrjetet sociale

E publikuar: 21/08/2017 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ashley Soto, 21-vjeçarja nga shteti i Orlandos, Florida u diagnostikua me sëmundjen e rrallë të vitiligos kur ishte vetëm 12 vjeç. Vitiligo është një çrregullim i pigmentimit të lëkurës, që karakterizohet nga njolla të bardha në pjesë të ndryshme të trupit, si pasojë e humbjes së melaninës që i jep ngjyrë lëkurës dhe e mbron atë nga rrezet ultravjollcë. Kjo sëmundje e rrallë prek vetëm 1% të popullsisë në botë dhe shfaqet mes moshës 10-30 vjeç.

Në këtë periudhë Ashley do të bënte gjithçka për të fshehur njollat në trup duke filluar nga veshjet e gjata, ose lyerja me pudër e pjesëve të dukshme: “E vetmja gjë që doja ishte të fshihesha, të fshihesha nga të gjithë”.

Por një ditë Ashley vendosi të qarkonte njollat e saj me një laps të zi dhe vuri se ato ngjanin me hartën e botës. Në këtë moment ajo vendosi të kthejë zbulimin e saj rastësor në art duke pikturuar mbi trup piktura të Van Goghut duke tërhequr gjithmonë e më shumë ndjekës në rrjete sociale, sidomos në “Instagram”.