Vritet një person në fshatin Llaushë të Podujevës

E publikuar: 17/07/2018 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është vrarë sonte në fshatin Llaushë të Podujevës.
Lajmi është konfirmuar edhe nga komandanti i stacionit policor në Podujevë, Bekim Bislimi.

Bislimi ka thënë se përkundër që emergjenca ka ardhur me shpejtësi në vendin e ngjarjes, një person ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një incident, mosmarrëveshje. Njësitë policore ju kanë përgjigje rastit. Është ftuar emergjenca, viktimës ju ka ofru ndihma mjekësore, por ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë”, ka thënë Bekim Bislimi.

Për rastin në fjalë hetimet nga Policia po vazhdojnë.