Vritet një grua në Ferizaj

E publikuar: 10/08/2020 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vrasje ka ndodhur sot rreth orës 8:20 në Ferizaj.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi.

“Mund të konfirmoj se rreth orës 8:20 ka ndodhur një vrasje. Viktima është një femër 83-vjeçare. Njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillojnë hetimet. Më vonë do të sjellim detaje të reja lidhur me rastin”.