Vritet një 23-vjeçar dhe plagosen tre persona në Mitrovicë

E publikuar: 12/02/2021 23:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka vdekur dhe tre persona janë plagosur në Mitrovicë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Avni Zahiti nga Policia e Kosovës.

Zahiti ka thënë se rreth orës 22:20, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë.

Nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur tre persona, derisa një tjetër 23-vjecar ka vdekur.

Më poshtë gjeni njoftimin e policisë:

Sonte rreth orës 22:20, policia ka marrë informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona, si pasojë njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor.