Vritet një 15 vjeçar nga Kosova në Britani të Madhe

E publikuar: 23/09/2019 20:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 15 vjeçar me origjinë nga Kosova, i identifikuar si Elton Gashaj, ka vdekur pasi është therur me thikë në një park lojërash në Slough, në një qytezë pranë Londrës, të shtunën.

Gashaj vdiq nga një plagë me thikë në gjoks, bën të ditur Policia britanike, shkruan BBC përcjellë Klan Kosova.
Ai u gjet i plagosur në Salt Hill Park, Slough, rreth orës 18:30.

Një 15-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e Gashajt.

Një tjetër i ri, 17 vjeç, është liruar pas arrestimit lidhur me dyshimet për vrasjen.