Vritet edhe një shqiptar nga Shkupi në Siri

E publikuar: 26/03/2015 19:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është regjistruar edhe një viktimë shqiptare në luftërat e Sirisë. Bëhet fjalë për 26 vjeçarin K.M. me origjinë nga fshati Morani, i cili ka jetuar në Shkup.

Xhihadisti shqiptar në dhjetor të vitit të kaluar, nëpër vendkalimin Bogorodicë, me autobus ka shkuar në Siri, njofton TetovaSot.

Policia ka konfirmuar se kanë një informacion të tillë, por informacionin ende janë duke e verifikuar.

Deri tani, mbi 10 shtetas të Maqedonisë kanë humbur jetën në luftërat në Siri.