Vriten nënë e bijë në Gjakovë, i dyshuar kryefamiljari

E publikuar: 07/08/2018 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vrasje e dyfishtë ka ndodhur në mbrëmjen e së martës në Brekoc të Gjakovës.

Sipas njoftimit nga policia, në një shtëpi private në lagjen Brekoc janë gjetur dy viktima femra, nënë e bijë-fëmijë, të cilat dyshohet se janë vrarë me armë zjarri.

Personi i dyshuar, që tash për tash është në ndalim policor, është kryefamiljar i viktimave.

Policia thotë se po e heton rastin dhe është e angazhuar që sa më shpejtë të zbardhë motivin e kryerjes së veprës.