Vriten gazetarë të Radios Evropa e Lirë në Kabul

30.04.2018 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vriten gazetarë të Radios Evropa e Lirë në Kabul

Dy sulme të koordinuara vetëvrasëse në Kabul vranë së paku 25 persona, përfshirë dy korrespondentë të Radios Evropa e Lirë dhe së paku pesë gazetarë të tjerë.

Policia tha se së paku 45 veta janë plagosur dhe paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet.

Përgjegjësinë për sulmet e mori grupi militant Shtetit Islamik.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thanë se njëri sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë në lagjen Shash Darak, pranë ndërtesave të shërbimeve të inteligjencës.

Sulmi i dytë ka ndodhur 20 minuta më vonë, kur një sulmues vetëvrasës, duke pretenduar se është gazetar, ka hedhur veten në erë jashtë Ministrisë për Zhvillim Urban, ku kanë qenë të mbledhur gazetarë.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë Abadullah Hananzai dhe Moharram Durani janë në mesin e shtatë pjesëtarëve të mediave të vrarë në sulmin e dytë. Agjencia AFP e identifikoi Shah Marain, fotograf i kësaj agjencie në Kabul, si gazetar tjetër të vrarë.

Gazetari tjetër i Radios Evropa e Lirë, Sabawoon Kakar, është në mesin e të plagosurve.

AP citoi zëdhënësin e policisë në Kabul, Hashmat Stanekzai, të ketë thënë se katër policë janë vrarë në të dyja shpërthimet.

Kabul
Kabul

Në një deklaratë të lëshuar përmes agjencisë së tij të lajmeve Amaq, Shteti Islamik tha se luftëtarët e tij i kanë kryer sulmet. Ato ndodhin vetëm pak ditë pasi militantët talibanë kanë nisur një ofensivë të re, duke refuzuar thirrjet e Qeverisë afgane për bisedime për paqe.

“I dënojmë në termat më të fuqishëm sulmet e sotme frikacake në Kabul, të cilat kanë lënë të vrarë dhe të plagosur forca afgane dhe qytetarë të pafajshëm afganë, përfshirë gazetarë afganë”, tha përmes një deklarate John Nicholson, komandant i forcave të SHBA-së dhe të NATO-s në Afganistan.

“Armiqtë e Afganistanit nuk mund të fitojnë. Veprimet si këto vetëm se forcojnë përkushtimin tonë të palëkundur ndaj popullit të Afganistanit”, tha Nicholson.

Shefi i policisë në Kabul, Dawood Amin, tha se zona pranë sulmeve, që përfshin shumë zyra të huaja, është mbyllur dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.

Hananzai ka qenë gazetar dhe video-kameraman, i cili ka punuar në një projekt kundër narkotikëve për Radion Evropa e Lirë, të quajtur “Karavani i Helmit”.

Durrani ka qenë gazetare që ka punuar në një program javor të Radios Evropa e Lirë për gratë.

Rreth një javë më parë, një sulm vetëvrarës ka vrarë 60 veta dhe plagosur së paku 120 të tjerë në një qendër për regjistrim të votuesve në Kabul.

Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë edhe për këtë sulm, që ka ndodhur më 22 prill në lagjen Dashte Barçi, zonë e populluar me shiitë.

Grupi militant sunit sulmon shpesh pakicën shiite të Afganistanit, pasi e konsideron si femohuese.

Qeveria në Kabul lufton edhe militantët talibanë, të cilët janë rrëzuar nga pushteti nga një pushtim i udhëhequr nga SHBA-ja 17 vjet më parë./REL/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


A po ndërmerr Koreja e Veriut hapa drejt çarmatimit bërthamor?

A po ndërmerr Koreja e Veriut hapa drejt çarmatimit bërthamor?

Vatikani largon nga shërbesat ish-kryepeshkopin e Uashingtonit

Vatikani largon nga shërbesat ish-kryepeshkopin e Uashingtonit

Thaçi, i vonuar për konsensusin

Thaçi, i vonuar për konsensusin

Fushata e vakët e Erdoganit, përballë opozitës energjike

Fushata e vakët e Erdoganit, përballë opozitës energjike

Vdes Xhafer Ahmeti, diplomati i Kosovës në Mal të Zi

Vdes Xhafer Ahmeti, diplomati i Kosovës në Mal të Zi

Contour Global hap tenderin për ndërtimin e termocentralit në Kosovë

Contour Global hap tenderin për ndërtimin e termocentralit në Kosovë

“Der Standard”: Opozita në Shqipëri lobon kundër hapjes së negociatave

“Der Standard”: Opozita në Shqipëri lobon kundër hapjes së negociatave

Reagime pas tërheqjes së SHBA nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

Reagime pas tërheqjes së SHBA nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

Rexhep Kadriu rizgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Gjilan

Rexhep Kadriu rizgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Gjilan

Mediat serbe: Behrami dhe Shaqiri futbollistët më provokues në ndeshjen Serbi – Zvicër (FOTO)

Mediat serbe: Behrami dhe Shaqiri futbollistët më provokues në ndeshjen Serbi – Zvicër (FOTO)

Senatorët kritikojnë ashpër strategjinë e administratës për tarifat

Senatorët kritikojnë ashpër strategjinë e administratës për tarifat

Një numër në rritje emigrantësh dhe refugjatësh hyjnë në Shqipëri

Një numër në rritje emigrantësh dhe refugjatësh hyjnë në Shqipëri

Opozita e thërret ministrin Pacolli në interpelancë

Opozita e thërret ministrin Pacolli në interpelancë

I jepet lamtumira e fundit luftëtarit të UÇK-së që vdiq dje

I jepet lamtumira e fundit luftëtarit të UÇK-së që vdiq dje

Ftesa e vonuar për konsensus rreth dialogut

Ftesa e vonuar për konsensus rreth dialogut

Gruaja e kryemiinstrit izraelit akuzohet për abuzim me fonde publike

Gruaja e kryemiinstrit izraelit akuzohet për abuzim me fonde publike