Vriten 7 vullnetarë të një ekipi të shpëtimit në Siri

E publikuar: 13/08/2017 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtatë vullnetarë të ekipit të shpëtimit të Mbrojtjes Civile të Sirisë janë vrarë dje më armë zjarri nga persona të paidentifikuar në provincën siriane të kontrolluar nga rebelët, Idlib.

Sulmuesit i vodhën dy automjete dhe pajisje tjera në sulmin që për cak kishte zyrën e mbrojtjes civile në qytetin Sarmin, transmeton Express.

Provinca Idlib në veriperëndim të Sirisë kontrollohet nga grupet e rebelëve sirianë.

Mbrojtja civile, ndryshe e njohur si “Helmetat e Bardha”, operon në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri./Express/