Vriten 17 të burgosur, 57 të tjerë arratisen nga burgu në Papa New Guinea

E publikuar: 15/05/2017 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rojat e burgut i kanë vrarë me armë zjarri 17 të burgosur pas një arratisje masive nga burgu “Buimo” në Papua New Guinea.
Tre të burgosur janë kapur, ndërsa 57 të tjerë ia kanë dalë të ikin dhe ende mbesin në arrati, transmeton Express.

Autoritetet kanë paralajmëruar se të arratisurit, disa nga të cilët po e prisnin gjykimin, përbëjnë kërcënim serioz ndaj sigurisë në atë zonë.

Burgu në Lae, në qytetin e dytë më të madh të Papua New Guinea, ka parë arratisje të ngjashme dhe vazhdueshme të të burgosurve në vitet e fundit.

“Shumica e atyre që kanë ikur ishin të arrestuar për krime të rënda dhe po e prisnin gjykimin,” ka thënë shefi i policisë, Anthony Ëagambie, sipas mediave lokale.

“Ndërsa një numër prej tyre u arrestuan vitin e kaluar kryesisht për plaçkitje me armë, vjedhje të makinave, thyerje dhe vjedhje. Në mesin e tyre ka edhe të burgosur të dënuar,” ka shtuar ai.

Ai i ka paralajmëruar të arratisurit se do të kapen dhe i ka inkurajuar që të dorëzohen për t’u rikthyer në burg.

Burgjet në Papua Nwë Guinea shpesh vuajnë nga mbipopullimi, kushtet e dobëta dhe periudha të gjata të pritjes për të burgosurit që të dalin në gjyq.