Vriten 12 civilë në një sulm ajror të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen

E publikuar: 18/09/2017 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët mjekësorë të Jemenit njoftojnë se 12 civilë janë vrarë këtë fundjavë në një sulm ajror të koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili lufton kundër rebelëve të sektit shiit në Jemen.

Ata kanë theksuar se në mesin e të vrarëve në sulmin në provincën qendrore Marib janë katër fëmijë dhe katër gra, transmeton Express.

Disa persona të tjerë janë lënduar në këtë sulm, po ashtu.

Koalicioni saudit ka nisur një fushatë të ashpër ajrore që nga viti 2015 ndaj lëvizjes rebele Houthi dhe aleatëve të saj, po ashtu duke vendosur një bllokadë ajrore dhe detare në Jemen, ku rebelët e kapen kryeqytetin, Sana, në vitin 2014. /Express/