Vrasjen në kazino e ka bërë një zyrtar policor, Policia e arreston

E publikuar: 17/03/2019 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës po mban konferencë për media për vrasjet në Suharekë.

Sipas Policisë, në vrasjen e parë në kazino, në vendin e ngjarjes është kuptuar se bëhet fjalë për një person që është vrarë me armë zjarri.

“Në bazë të provave materiale, viktima është J.A. nga fshati Mushtisht. Kemi ardhë në përfundim se i dyshuari i vetëm është një zyrtar policor, rreshter në veri të Prizrenit me iniciale S.SH. Policia ka bërë kontrollin në shtëpinë e tij dhe më pas është arrestuar”, tha Policia, transmeton Koha.net.

Sipas komandantit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.