Vrasje në tentativë në Prishtinë

E publikuar: 22/06/2020 11:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person në kryeqytet është sulmuar të shtunën me thikë nga një person i panjohur, i cili i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë dhe është liruar për shërim shtëpiak.

“Dardani, Prishtinë 20.06.2020 – 22:00. Është raportuar se një i dyshuar i pa njohur deri më tani, ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të renda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë dhe është liruar për shërim shtëpiak. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Gazeta Express/