Vrasje dhe plagosje në Pejë

E publikuar: 24/02/2017 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesditën e së premtes pas të shtënave me armë zjarri janë plagosur dy shtetas, njëri nga të cilët nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me të marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes, për të siguruar prova dhe dëshmi lidhur me rastin.

Të dy viktimat janë dërguar në spital me shenja jete, por njëra ka ndërruar jetë, duke mos u përballuar plagëve. Viktima tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

Sa u përket dorasve, policia ka thënë se i ka identifikuar tashmë, duke arrestuar njërin dhe u vënë në kërkim të tjetrit.