Vrasja në Prishtinë, policia shpall në kërkim shtetasin turk – foto

E publikuar: 06/12/2020 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetasi turk Atila Yaldirim (1967) është vënë në kërkim nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimeve për vrasjen e kryer sot në mesditë në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë.

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, pas identifikimit të personit të dyshuar me autorizim të Prokurorisë së shtetit, kërkon nga qytetarët të ofrojnë informacione mbi vendndodhjen e shtetasit turk, i cili është arratisur nga vendi i ngjarjes.

“Duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në veçanti për këtë rast, po ju përcjellim fotografinë e personit të dyshuar dhe kërkojmë nga të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e personit të kërkuar ta njoftojnë policinë në numrin 192”, thuhet në njoftim.

.