Vrasja në ‘Bon Vivant’, dështon seanca

E publikuar: 22/10/2018 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Seanca e paraparë të mbahej në rastin për vrasjen e ndodhur në ‘Bon Vivant’ nuk është mbajtur për shkak të mungesës së prokurores së rastit Ferdane Sylejmani.
Lajmin për kallxo.com e konfirmoi avokati Naim Rudari.

Sot parashihej që të thuhej fjala përfundimtare e palëve, ndërsa në mungesë të kushteve ligjore seanca u shty për 1 nëntor.

Në Lokalin “Bon Vivant” më 13 tetor 2014 u vra Rrahman Uka që ishte roje e tij.

Rruga “Rexhep Luci” në Prishtinë ishte bllokuar vitin e kaluar, pasi u bë rikonstruksioni i vrasjes në “Bon Vivant”.