Vrasja mizore e Donejta Pajazitajt: Pleqtë e fshatit Strellc, kanë kërkuar besë nga familja e së ndjerës

E publikuar: 10/04/2019 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U ndje më i lehtësuar, ditën kur vrasësi i motrës së tij Naser Pajazitaj u dënua me burgim të përjetshëm.  Por,  tani vëllai i të ndjerës Donjeta Pajazitaj, Shkëlqimi ka telashe me bashkëfshatarët e tij të fshatit Strellcë të Deçanit.

Pleqëria i shkuan disa herë për ti kërkuar besë për familjen Nasar Pajazitajt.

Kjo e ka shqetësuar Shkëlqimin pasi thotë se nuk e kanë ndërmend të marrin hak për motrën.

“Nuk e di pse me lyp besë na me pasur deshtë ka hakmarrja kina pas kohë dy vjet se kina jetu qaty në Strellc me ta dhe kina muajt,  me ba hakmarrje, por drejtësia e ka dhanë ata të vetën dhe nuk dojna me i njek me kanun edhe nuk e di për çka janë ardhë. Na ju këna thonë po besë kini, por veç nëse veproni drejtë qysh duhet e ju duhet me u marrë me to e jo me na ba neve presion e kështu, se ata mu kanë të mirë duhet me u marrë me ata jo me neve”, rrëhehet vëllai i Donjetës së ndjerë.

Pajazitaj thotë se burrat e fshatit nëse dëshirojnë me zbatua  kanunin duhet ti largojnë nga fshati familjen e dorasit, e jo familjen e tij e cila tani jeton me qira në Pejë.

“Neve na kanë detyru me dalë pleqnia a fshatit qata a që kanë ditë këtë punë qysh ka ndodh e qysh, e qysh ka mujt me përkrah ata pasi ata e ditë qysh ka ndodh rasti. Qysh po munden me përkrah ata një njeri që ka ba një vepër të tillë kur pak a shumë e sipas rregullave të katundit u dashtë mu largu ai jo familja jemi se edhe ne e kemi pasur të vështirë me dalë prej katunit e me jetu me qera”, tregon tutje Shkëlqimi.

E i kontaktuar përmes telefonit hoxha i fshatit Besim Halilaj e ka mohuar se ka shkuar me lyp besë të familja Pajazitaj, ani se një gjë të tillë e ka konfirmuar vëllai i Donjetës.

“Nuk kam shku me lyp besë, unë se kam marrë besën edhe mu sum ka dhanë besë. Unë shkoj se i kam xhemat, unë skam lyp besë. Nuk kam shku për me lyp besë, por besë i ka dhanë dikujt tjetër”, deklaron ai.

Donjeta Pajazitaj u vra në bjeshkët e Strellcit, ndërsa vrasësi i saj Naser Pajazitaj mori dënimin maksimal.