Vrasja e të riut me thikë, sherri midis familjeve nisi për shkak të nuses

E publikuar: 22/01/2017 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa orë para se Armando Rrapaj të goditej me thikë në zemër, sulmoi familjen Merkaj me një grup prej gjashtë personash. Ata rrahën nënën e vëllezërve Merkaj e cila ndodhet në spitalin ushtarak rëndë me shëndetit.

Pasi u la i lirë Klevis Merkaj tregon se si nisi sherri me Rrapajn. Burrë e grua thonë se shkak për gjithçka ka ndodhur janë dy familjet që donin të ndanin çiftin, njerka dhe nëna e viktimës. Minorenia pohon një fakt të tillë.

Me pas konflikti është përshkallëzuar midis djalit të madh të Merkajve dhe 23-vjeçarit Armando Rrapaj. Klevisi tentoi ta shuajë sherrin, për këtë edhe u la i lirë një ditë pas arrestimit, raporton ABC Neës.

I riu u godit me thike në zemër dhe humbi jetën rrugës për në spital. Pas kësaj ngjarjeje tre familje janë në konflikt me njëra tjetrën, dhe pala e viktimës kërkon rikthimin e Klevis Merkaj në qeli.