Vrasja e Lamajt, vëllai i dëshmitarit: Jam pa mbrojtje, më kanë kërcënuar ‘edhe ty do të vijë radha’

E publikuar: 17/03/2016 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vëllai i Fatmir Vladit, dëshmitarit kyç në procesin gjyqësor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, është përjashtuar nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve.

Besnik Vladi në një intervistë për News24 është shprehur se ndihet i kërcënuar pasi është nxjerr nga procesi i mbrojtjes së dëshmitari.

Vëllai i tij ka qenë dëshmitari kryesor në çështjen e Arben Frrokut, për këtë çështje ai thotë se është kërcënuar.

Ai shprehet se nuk ka marrë asnjë arsye se pse shteti nuk do ta mbrojë kur realisht ndihet i kërcënuar.

Vladi është shprehur se ka pasur disa telefonata kërcënuese me mesazh: “Së shpejti do të vijë radha edhe ty ”.

“Shtetit i bëj apel që me më tregu ku të shkoj e çfarë të bëj se nuk e ndiej veten të mbrojtur, jam i kërcënuar nga të tëra anët, të marrin masa se vëllai im ka qenë pro shtetit, s’ka qenë kundra.”, shprehet Besnik Vladi.