Të ndjerët ishin meshkujt e fundit të familjes Berisha, të cilës, 11 vjet më parë iu vranë edhe dy djem të tjerë.

Të gjithë këta ishin rritur pa babanë që ishte vrarë në fillim të viteve të ‘90-ta, për probleme pronësore.

Policia ka ndaluar katër të dyshuar, tre nga të cilët janë vëllezër me mbiemrin Pangja që thuhet se janë pronarë të malit ku u vranë Ramiz dhe Arsim Berisha. Nga kjo familje thonë se nuk kanë pasur probleme me vëllezërit Berisha.

Nga familja Berisha ka mbetur gjallë vetëm nëna 73-vjeçre dhe gruaja shtatzënë e Ramizit që pritet të sjell në jetë një fëmijë. /Klan Kosova/