Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, IPK-ja nis hetimet ndaj policëve që u morën me kërcënimin

E publikuar: 09/08/2018 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka filluar hetimet për policët që ishin në detyrë në rastin kur është paraqitur kërcënimi që Pjeter Nrecaj i kishte bërë gruas së tij, e ku më pas i njëjti kishte vrarë bashkëshorten dhe vajzën.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Arben Vrajolli nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.

“Mund të konfirmoj se hetimet kanë filluar, ndërkaq që detaje të tjera ende nuk mund të japë”, ka thënë Vrajolli.

E lidhur me këtë kanë reaguar edhe udhëheqësit shtetëror të Kosovës.

Madje ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka paralajmëruar se ata që treguan neglizhencë në kryerjen e detyrave të tyre, do të dalin para përgjegjësisë.