Vrasja e dyfishtë në Deçan, policia e gjen armën në vendin e krimit (Foto)

E publikuar: 26/08/2016 10:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një zënkë e mëhershme për një xham të autobusit dyshohet të ketë qenë shkaku që dy vëllezërit Ramaj nga fshati Shaptej i Komunës së Deçanit kanë mbetur të vdekur mbrëmë. Policia ka konfirmuar mbrëmë për Express se vrasësit janë babë e bir nga familja Lushaj dhe njëri nga ta është arrestuar kurse tjetri është në arrati.
Sejdi Dobraj, komandant i Policisë së Kosovës në Stacionin e Deçanit ka thënë për Gazetën Express se mbrëmë në vendin e krimit është gjetur një armë që dyshohet se me të janë vrarë vëllezërit Burim dhe Rexhep Ramaj.

“Jemi në kërkim të personit tjetër të të dyshuar. Mbrëmë e kemi gjetur një armë në vendin e ngjarjes dhe hetimet po vazhdojnë”, ka thënë Dobraj për Express.

Në Policia kanë thënë se të dyshuarit për vrasje janë babë e bir Salih e Durim Lushaj. Salih Lushaj është arrestuar nga policia, ndërsa djali i tij është në kërkim.

armaaa