Vrasësi i shqiptarëve, Oliver Ivanoviq, po e shijon “lirinë” në shtëpi (FOTO)

E publikuar: 22/02/2017 17:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Oliver Ivanoviq sot u lirua nga paraburgimi, por do të jetë në arrest shtëpiak deri në ditën kur gjykata e Apelit të jep vërdiktin e saj për rastin e tij.
Tashmë ai është në shtëpinë e tij dhe ka takuar familjarët e tij, e kjo është bërë e ditur përmes një fotografie në Facebook, shkruan lajmi.net.

Bashkëshortja e Ivanoviqit, Milena Bogdan në llogarinë e saj ka shpërndarë një foto ku shihet burri i saj me djalin e tyre.

“Dashuria ka triumfuar!”, është mbishkrimi i fotografisë se Milenës.

Kujtojmë se sot, Gjykata Themelore në Veri vendosi t’i jap masën e arrestit shtëpiak Oliver Ivanovicit, i akuzuar krime lufte në Kosovë.