“Vrasësi i portave”: Suarez luan ndeshjen e 100-të me Barçën në La Liga, mban rekord të frikshëm (Foto)

E publikuar: 23/09/2017 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luis Suarez ka zhvilluar sot (e shtunë) ndeshjen e 100-të të tij me Barcelonën në kampionatin spanjoll, La Liga.

Ndeshja e Barcelonës ndaj Gironas në kuadër të javës së gjashtë të La Ligas e fituar me rezultat 3-0 ishte e 100-ta për sulmuesin uruguaian, Suarez.

Uruguaiani në këtë ndeshje simbolike të tij të 100-të arriti të shënoj edhe gol, duke e bërë edhe më këtë këndshëm këtë arritje.

Festa e golit të shënuar në ndeshjen e 100-të në La Liga

Suarez, i cili erdhi nga Liverpooli në vitit 2014 në këto 100 ndeshje në La Liga me Barcelonën ka lënë shumë gjurmë.

Kjo pasi ka arritur shifra të frikshme që janë rekord për gjigantin katalunas, duke lënë pas vete edhe yllin më të madh të klubit, Lionel Messi.

Sulmuesi uruguaian ka arritur të shënoj plot 87 gola në 100 ndeshje dhe 51 asistime, rekord ky absolut për katalunasit, kur dihet se Messi ka shënuar vetëm 48 gola në 100 ndeshjet e tij të para në kampionatin spanjoll.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Ajaxit është një golashënues i lindur dhe këtë e tregojnë edhe statistikat tjera, duke përfshirë edhe Kupën e Spanjës dhe garat evropiane.

Në total Suarez për Barcelonën ka zhvilluar 153 ndeshje, duke shënuar plot 123, ku përveç 87 golave në kampionat, 11 vijnë nga Kupa dhe 25 nga garat në Evropë. /Telegrafi/

Statistika definitivisht të frikshme nga Luis Surez