‘Vrasësi i heshtur’ që po shkakton vdekje të shpeshta, largojeni atë me këta 3 përbërës

E publikuar: 11/03/2019 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmet në zemër ndodhin zakonisht si shkak I bllokimit të arterieve. Ky bllokim ndodhë si pasojë e krijimit të disa pllakave të kolesterolit përreth arterieve, të cilat bllokojnë qarkullimin normal të gjakut, respektivisht të oksigjenit. Kolesteroli ‘I mirë’ kontrollon kolesterolin ‘e keq’ dhe në këtë mënyrë bëhet balanci I tyre nëpër gjak. Kolesteroli I dëmshëm konsiderohet si ‘vrasësi I heshtur’ , sepse nuk mund te detektohet derisa të jetë vonë për tu shëruar.

Sipas një studimi, disa nga përbërësit të cilët ndikojnë në zhbllokimin e arterieve dhe zvogëlimin e sasisë së kolesterolit në gjak janë:

Hudhrat – njihen për efekte të shumta pozitive në shëndetin e njeriut. Një ndër këto përfitime është pikërisht zvogëlimi I sasisë së kolesterolit në gjak. Mjaftojnë dy ose tre thelpinjë gjatë një dite, dhe pas një kohe do t’i vëreni efektet – shkruan Foodprevent, transmeton Gazeta Express.

Tumeriku – zvogëlon sasinë e kolesterolit duke zvogëluar rrezikun për sëmundje të zemrës. Përbërësi kryesor I tumerikut ka veti anti-inflamatore dhe anti-oksiduese të cilat parandalojnë krijimin e pllakave që bllokojnë arteriet.

Tërshëra – njihet për sasinë e lartë të fibrave dhe proteinave që përmban. Shoqata Amerikane për Sëmundje të Zemrës rekomandon që sasia e duhur për fibra dhe proteina të cilat një person duhet t’I konsumojë gjatë një dite është 25 deri 30 gram me anë të ushqimeve por jo suplementeve.

Disa nga masat tjera të cilat duhet t’i ndërmerrni për t’iu shmangur bllokimit të arterieve dhe njëkohësisht për të ulur sasinë e kolesterolit në gjak janë: ecja, vrapimi, joga, ushqyerja e shëndetshme, shmangia e konsumimit të alkoolit, cigares, etj./GazetaExpress