Vrasësi i dyfishtë nuk ekstradohet në Shqipëri, ndihet i kërcënuar

E publikuar: 23/02/2017 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barçi akuzohet për dy vrasje në Shqipëri. Ai jeton që 14 vjet në Britani, derisa ishte paraqitur si azilkërkues nga Kosova. Ai u dënua me 25 vjet burgim për dy vrasjet

41-vjeçari shqiptar, Saliman Barçi nuk do të ekstradohet në Shqipëri, edhe pse kishte kryer dy vrasje. Ai ka fituar betejën me drejtësinë në Britaninë e Madhe, por kjo do t’iu kushtojë tatimpaguesve anglezë plot 100 mijë funte, shkruan e përditshmja “The Sun”.

Ai ka thënë para gjykatës se në Shqipëri i rrezohet jeta për shkak të hakmarrjes, derisa po ashtu në burgjet shqiptare nuk ka kujdes mjekësor.

Barçi akuzohet për dy vrasje në Shqipëri. Ai jeton që 14 vjet në Britani, derisa ishte paraqitur si azilkërkues nga Kosova. Ai u dënua me 25 vjet burgim për dy vrasjet, përcjell albinfo.ch.

Ai është babai i tre fëmijëve, derisa njërën këmbë e ka të prerë për shkak të një aksidenti me motor.

Vrasjen e dyfishtë e kishte kryer në korrik të vitit 1997, kurse ka thënë se nuk bën assesi të kthehet në Shqipëri, për shkak të hakmarrjes.

Ai kishte shkuar në Britani me pseudonimin Samir Basha, kurse në Shqipëri u dënua me 25 vjet burg në mungesë. Ai thotë se familjarët e viktimave mund t’i hakmerren.