“Vrapo, fshihu dhe telefono”, është thirrja e fundit e policisë për banorët e Londrës (Foto)

E publikuar: 04/06/2017 12:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Vrapo, fshihu dhe telefono”, është ky paralajmërimi i fundit

Pas suleve terroristë që ndodhën mbrëmë në orët e vona në Londër, policia ka paralajmëruar se disa terrorist të tjerë mund të jenë në pritje për sulme tjera.

Ata përmes Twitter kanë dhënë disa instruksione se si duhet të veprojnë civilët në rast se gjenden në mesin e një sulmi, raporton Mirror.

“Vrapo, fshihu dhe telefono policinë, tregon për vendndodhjen tënde”, është ky lajmërimi i policisë londineze që ka vënë në dispozicion për banorët e Londrës. /Indeksonline/