Vrapimi nëpër pengesa dhe kërcimi mbi objekte, të lehta për robotin e ‘dhënë pas parkurit’ (Video)

E publikuar: 13/10/2018 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roboti i quajtur Atlas, që është krijuar nga Boston Dynamics, i ka mahnitur të gjithë kur arriti të rrotullohej dhe të kthehej në këmbë.

Por, me kalimin e kohës, ky humanoid ka fituar edhe aftësinë e vrapimit nëpër pengesa dhe kërcimin mbi objekte të ndryshme, sikur manovrat në sportin parkur, transmeton Telegrafi.

“Është i dhënë pas parkurit, ka aftësi mahnitësi njëjtë sikur atletët që vrapojnë dhë kërcejnë nëpër zonat e ndryshme urbane” ka thënë një prej krijuesve të robotit.

Prej se është lansuar më 2013, Atlasi ka përfituar aftësi të shumta, përfshirë edhe këtë të fundit, që përshinë kërcimin në 40 centimetra lartësi.

Madje, jo vetëm në mënyrë vertikale, por edhe të balancojë peshën derisa shkon në anët tjera. /Telegrafi/