Vrapimi e përmirëson kujtesën dhe e mbron trurin nga stresi

E publikuar: 21/02/2018 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vrapimi është ilaçi më i fortë për një memorie të mirë, thonë hulumtuesit.

Ky lloj i ushtrimeve fizike i mbron pjesët e trurit të cilat janë përgjegjëse për mësimin dhe mbajtjen në mend, e gjithashtu e mbron edhe nga efektet negative të stresit, transmeton Telegrafi.

Ekspertët thonë se është e mahnitshme mënyra se si mund t’i mposhtim efektet negative të stresit në trurin tonë thjesht duke dalë jashtë dhe duke vrapuar.

Brenda hipokampusit, krijimi i memorieve është në gjendjen më të mirë kur lidhjet mes neuroneve, të quajtura sinapsa, rriten me kohën.

Stresi kronik i dobëson këto sinapsa dhe në mënyrë negative ndikon në kujtesën tonë.

Përderisa situata ideale për të mësuar dhe për t’i përmirësuar aftësitë e mbajtjes në mend është duke mos pasur stres dhe duke bërë fizike, praktikisht kjo është thuajse e pamundur.

Të gjithë ne kemi stres, por është e rëndësishme të mësohemi si ta kontrollojmë stresin në jetët tona. /Telegrafi/