Votimi pro demarkacionit, fatal për vendin!

E publikuar: 10/08/2016 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Florim Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa

Paralajmërimi i votimit të demarkacionit me Malin e Zi, ditën e enjte në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është një sinjal tepër lartë i për vetëdijësimin e ndërgjegjës së deputetëve shqiptar.
Debati i 3 gushtit nxori në sipërfaqe të gjitha manipulimet dhe falsifikimet e komisionit shtetëror për demrakacionin me Malin e Zi.
Konfernca e 9 gushtit e qeverisë me antarët e komisionit shtetëror të demarkacionit për shënjimin e vijes kufitare me Malin e Zi, duke injoruar rekomandimet e takimit të zgjeruar të 3 gushtit, s’është gjë tjetër vetëm se një turp i radhës i qeverisë kuislinge e cila siq po shifet ashiqare, përmes të klonuarëve të tyre; komisionin shtetëror dhe deputetëve në kuvend ka vendosur t’i falë Malit të Zi tokën e shenjtë dhe të bekuar të Kosovës.
Faktet dhe shqetësimet e grupit të ekspertëve, akademikëve, shoqërisë civile dhe banorëve lokal të zonave të prekura nga versioni i ekspertëve të demarkacionit shtetëror duhet të jenë argumente të mjaftueshme për mosvotimine demarkacionit në kuvend.
Votimin e demarkacionit mund ta bëjnë vetëm të klonuarit e Thaçit, Mustafës, Kadrisë, Grabovcit e grupit “Pronto”, e asesi të zgjedhurit e popullit me votën e lirë të qytetarëve të vendit.

Pse mund të jetë fatal për vendin votimi i demarkacionit?

Në rast të votimit eventual të demarkacionit, përveq humbjes së rreth 9 mijë hektarëve tokë të shenjtë të Kosovës, do t’u mbetët rruga e hapur fqinjëve serbo-malazez për zgjerimin e mëtutjeshëm të territoreve në brendi të shtetit tonë.
Veq kësaj, votimi eventual i demarkacionit në kuvend nga ana e deputetëve shqiptar, do t’i shtoj akoma më tepër orekset e shovinistëve serb në veri të vendit, jo vetëm për themelimin e Asociacionit të komunave serbe, por edhe të kthimit të 5 mijë forcave policore në Kosovë sipas marrveshjes së Kumanovës së vitit 1999!
Ata që e votojnë demarkacionin me Malin e Zi, akoma më lehtësisht do ta votojnë kërkesën e Serbisë për kthimin e juridiksionit të saj politik dhe ushtarak mbi Kosovë.
Siq e ceka më sipër, me të klonuarit e Thaçit e Mustafës, Serbia synon kthimin e sërishëm të saj në Kosovë, jo ,me tankse e ushtri, por me duartrokitje e lule ne Kuvendin e Kosovës.
Kjo që thash më sipër dikujt mund t’i duket paradoksale, por me këtë klasë të shëmtuar dhe të shantazhuar politike çdo gjë e keqe është e mundur të ndodhë në vendin tonë.
Përveq aspekteve të sipërpërmendura, votimi eventual i demarkacionit me Malin e Zi në kuvend, e rrezikon edhe aspektin e sigurisë së jetës së qytetarëve, pronës publike dhe shtetërore.
Ngaqë vendi rrezikon të përfshihet nga një valë e gjatë e protestave me përmasa shkatërrimtare, pasojat e të cilave përveqse mund të jenë të pallogaritshme, mund ta rrezikojnë të ardhmen dhe ekzistencën e shtetit.

Thirrje deputetëve shqiptar

Andaj, të nderuar deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, para se të votoni për demarkacionin me Malin e Zi, vëni gishtin kokës, mendoni pak më thellë për situatën delikate dhe shumë të rrezikshme para së cilës ndodhet shteti i Kosovës dhe popullata e saj.
Lërëni menjëanë interesat personale, favoret dhe benifitet, qofshin edhe miliona euro që ju ofrojnë të tjerët në këmbim të votës për demarkacionin. Mos i shiqoni liderët tuaj partiak, ngase ata kanë hyrë në “SENSO UNICO” (rrugë pa krye),…edhe po të dëshironin, ata nuk mund të kthehen dot mbrapa, ngase janë në dorën e djallit, në dorën e agjenturave të ndryshme për shkatërrimin e shtetit të Kosovës.
Deputet të nderuar, liderët e juaj partiak (shtetëror) duke e ditur që vet nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, synojnë që përmes jush t’i realizojnë premtimet që ua kanë dhënë liderëve serbo-malazias në marrveshjet e fshehta me ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare,…me kushtin e vetëm që ta shpëtojnë lëkurën e tyre nga akuzat e rënda për vepra kriminale dhe afera të shumta korruptive.
Andaj, ju deputet, ju zëri më besnik i qytetarit, mos bini pre e marrveshjeve të fshehta të liderëve të korruptuar,…qendroni besnik votës së popullit, atdheut dhe amanetit të dëshmorëve për ruajtjen dhe mbrojtjen e terësisë territoriale të vendit tuaj.
Në të kundërtën, përveq aktit të tradhëtisë, brez pas brezi do t’u ndjekë mallkimi i gjakut të dëshmorëve, heronjëve dhe martirëve, vllëzërve dhe motrave shqiptare që dhanë më të shtrenjtën-jetën e tyre për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare.
Më mirë të merrni bekimin, se sa mallkimin e popullit tuaj,
Megjithatë, zgjedhja është në dorën e juaj deputet!