Votimi për demarkacionin shtyhet për të mërkurën në orën 10:00

E publikuar: 20/03/2018 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Debati parlamentar lidhur me Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi është duke vazhduar ende në Kuvendin e Kosovës edhe pse aty kanë mbetur shumë pak deputetë në sallën ku po mbahet seanca. Ky debat do të vazhdojë edhe për disa orë, por Demarkacioni sonte nuk do të nxirret në votim, kjo pritet të ndodh në seancës e ditës së nesërme.
Marrëveshja e demarkacionit me Malit të Zi dhe Kosovës nuk do të votohet sonte në Kuvendin e Kosovës.

Sonte vetëm do të ketë debat për këtë çështje deri në orët e vona. Votimi i Demaerkacionit do të bëhet nesër nga ora 10:00.

Kështu ka thënë për Express njëri nga deputet e Kuvendit të Kosovës, i cili nuk ka pranuar t’i përmendet emri.

Ai ka thënë se tashmë edhe disa deputetë e kanë lëshuar Kuvendin dhe kanë shkuar nëpër shtëpi.

“ Sonte nuk do të ketë votim të Demarkacionit. Sonte vetëm do të shterret debati për këtë çështje, do të flasin të gjithë ata që e kanë kërkuar fjalën. Votimi sipas të gjitha gjasave do të mbahet nesër, në vazhdimin e seancës së sotme”, ka treguar ky deputet.

Sipas tij kjo shtyrje po behët pasi që nuk janë edhe votat shumë të sigurta.

Se sonte nuk do të votohet Demarkacioni ka lënë të dyshohet edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka treguar para gazetarëve se deputeti i LDK’së, Ramiz Kelmendi do të kthehet nesër në Kuvend. Sonte nuk do të votohet Demarkacioni/Gazeta Express/.