Votimi i demarkacionit mund të shtyhet

E publikuar: 29/08/2016 08:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thirrjet e shpeshtuara të presidentit Hashim Thaçi e të kryeministrit Isa Mustafa për ta votuar Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi nuk ua kanë ndërruar qëndrimin disa prej deputeteve të koalicionit, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithëse seanca është caktuar për këtë të enjte, mbajtja e saj është vënë në dyshim për shkak se ende nuk janë arritur mbi 80 votat e domosdoshme, transmeton Koha.net.

Situatën me numra nuk e kanë ndryshuar as komunikatat e përditshme të Komisionit shtetëror, i cili pretendon se Kosova nuk humb territor në raport me shtetin malazias.

Edhe pse partitë në koalicion, PDK dhe LDK, i kanë dhënë mbështetje unanime marrëveshjes, deputetë brenda tyre kanë paralajmëruar votë kundër.